RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet t’i drejtohemi Allahut me emrin Zot?

a-lejohet-t’i-drejtohemi-allahut-me-emrin-zot?

Pyetja:

Jam duke mësuar leximin e Kuranit te një grua pakistaneze, e ndonjëherë më shpjegon për çështjet e fesë. Një ditë më tha se nuk duhet të themi Zot (në anglisht God), por duhet të themi vetëm Allah. Sa qëndron kjo?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Allahu i Lartësuar i ka emrat më të bukur. Në lidhje me këtë Ai thotë: “Allahu posedon emrat më të bukur, andaj Atë luteni me ta“. (Araf, 180) Emri Allah është më i madhi, mirëpo edhe emri “Rabb” (Zoti) është prej emrave të Bukur të Tij. Gjithashtu këtë emër të Allahut e përdorën edhe shumë pejgamberë kur e lusnin Atë: “Ata dy (Ademi dhe Hava) thanë: Zoti ynë! ne i bëmë padrejtësi vetes (që mëkatuam), nëse Ti nuk na falë e na mëshiron, do të jemi prej të dëshpëruarve“. (Araf, 23)
Nuhu tha: Zoti im! unë i thirra njerëzit (në fenë Tënde) natën dhe ditën…” (Nuh, 5) Ibrahimi tha: “Zoti im! më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin…” (Ibrahim, 40). I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ndër lutjet që i bënte ishte edhe kjo: “Zoti im! më ndihmo mua (kundër armiqëve), e mos u ndihmo (atyre) kundër meje…” [1]
Sipas kësaj që u përmend se pejgmaberët e lusnin Allahun me këtë emër, dhe duke mos patur ndonjë ndalesë për përdorim e këtij emri të Allahut kur e lusim Atë, rezulton se nuk ka kurrëfarë ndalese as pengese që në lutjet tona të themi “Ja Rabi”, ose: O Zoti im.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

————————————

[1] Tirmidhiu

Related posts

Çfarë kriteri duhet të ndjek muslimani për të zgjedhur emrin e fëmijës?

admin

Më kanë mbetur disa ditë nga muaji i Ramazanit, si mund t’i shlyej këto ditë pa agjëruar?

admin

Tregimi për shitësin e perimeve

admin