RTV AHIRETI
Artikuj

Ferrari vs Lamborghini

ferrari-vs-lamborghini

Italiani Enzo Ferrari themeluesi i fabrikës së prodhimit të veturave sportive “FERRARI”🏎 filloi të tallej me një person i cili quhej Ferruccio, i cili ishte edhe pronar i fabrikës për prodhimin e traktorëve 🚜 dhe duke e ofenduar i tha:

“Je krijuar për të vozitur vetëm traktora, e asnjëherë nuk mendon të vozitësh Ferrari, ngase nuk ke aftësi ta ngasësh atë”

U hidhërua Ferruccio nga fjalët e pronarit të Ferrarit dhe u besatua se do ta themeloj një fabrikë për prodhimin e veturave të cilat do të jenë më moderne dhe më fantastike se sa Ferrari, kështu që e shndërroi fabrikën e tij nga një fabrikë e thjeshtë për prodhimin e traktorëve në një gjigat të cilën e emërtoi sipas mbiemrit të tij “LAMBORGHINI”, që sot llogaritet Lamborghini ndër veturat më luksose.

Ps: Nëse të ofendojnë të tjerët mos u dorëzo, por le të jetë një motiv më shumë që t’ua dëshmosh se ti je njeri me vlera!

Këtë mesazh na jep edhe Kur’ani në aspektin e besimit dhe atë material duke na thënë:
” E mos u dobësoni dhe mos u dëshproni derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert.” (Kur’an 3:139)

Pra dëshmoj vlerat tua dhe tregoju të tjerëve praktikisht se mendimi i tyre ka qenë vetëm një gabim trashanik i tyre.

Nga: Dr. Rijad Imeri

Related posts

“Elektroseverit” në veri i jepet leje që rrymën ta blejë edhe në Serbi

admin

Kamionët e kujt janë përdorur për barrikada në veri të Kosovës?

admin

Aeroporti “Adem Jashari” i stërmbushur me bashkatdhetarë

admin