RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holandë, mijëra persona marshuan 40 kilometra në mbështetje të refugjatëve

holande,-mijera-persona-marshuan-40-kilometra-ne-mbeshtetje-te-refugjateve

Rreth 4 mijë persona në Holandë marshuan 40 kilometra në mbështetje të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në marshimin mbështetës “Nata e Refugjatëve” të organizuar për të 13-tën herë këtë vit nga Fondacioni i Refugjatëve, morën pjesë 4 mijë persona të cilët ecën 40 kilometra dhe grumbulluan gjithsej 1.140.070 euro.

Marshimi filloi në orën 00:00 me kohën lokale në qytetet Rotterdam, Amsterdam, Utrecht, Nijmegen, Den Haag dhe Tilburg dhe përfundoi rreth orës 09:00.

Me marshimin 40 kilometra, u synua të tërhiqet vëmendja për distancat e gjata që refugjatët kanë përshkuar në ëndrrën e tyre për të gjetur një jetë të re.

Tineke de Vries, e cila ka ardhur në Rotterdam për marshimin, në një deklaratë për AA tha se ka marrë pjesë në ecje për të mbështetur sadopak financiarisht dhe shpirtërisht refugjatët.

“Marr pjesë për herë të parë në marshimin mbështetës. Problemi i refugjatëve sa vjen e rritet dhe kjo është një dramë e madhe për njerëzimin. Në televizion shohim pamje të tmerrshme. Dhe tani ky problem filloi në Ukrainë”, tha De Vries.

Ndërsa një tjetër e cila merr pjesë për herë të pestë në ecje dhe që nuk dëshiron të identifikohet tha se është e “pabesueshme” dhe e vështirë për t’u kuptuar se në të gjithë botën ka 100 milionë refugjatë. “Unë nuk mund të qëndroja indiferente ndaj kësaj. Do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse veprime të tilla janë gjëja e vetme që mund të bëjmë në një mjedis të sigurt në të cilin ndodhemi. Kemi marrë pjesë me një grup 40-50 persona dhe kemi mbledhur 10 mijë euro”, tha ajo.

Pauline Timmerman, e cila merr pjesë për herë të parë në marshim tha: “Ishte një rrugë e gjatë, por jam e lumtur që munda të vij deri në fund. Eca për refugjatët, fakti që ishte natë i shtoi një kuptim pak më ndryshe. Ishte një përvojë e ndryshme pasi filloi natën dhe përfundoi dalë ngadalë në mëngjes”.

Ndërsa Helena Perfors e cila merr pjesë për herë të dytë në marshim tha se “Gjatë ecjes ra shumë shi por destinacioni i rrugës ishte i mirë. Marshova edhe për t’u solidarizuar me refugjatët por edhe me qëllimin për t’u dhënë mbështetje financiare. Kam mbledhur 2.500 euro donacione”. /aa

Related posts

Ndotja e ajrit, Shkupi në nivel me qytetet milionëshe në Indi e Pakistan

admin

Katari mohon përsëri përfshirjen në rastin e korrupsionit të BE-së

admin

Rëndohet gjendja nga vërshimet e ujit në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar

admin