RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova e Shqipëria gjatë vikendit e festave zyrtare parashohin lehtësira kufitare

kosova-e-shqiperia-gjate-vikendit-e-festave-zyrtare-parashohin-lehtesira-kufitare

Gjatë vikendeve por edhe ditëve kur ka festa zyrtare, si dhe gjatë sezonit të verës, do të ketë lehtësira në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo është marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet në mes ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi tha se gjatë verës, festave shtetërore por edhe vikendet, nuk do të ketë nevojë për regjistrim nga organet kufitare.

“Përgjatë periudhës së verës dhe përgjatë vikendeve kur ka fluks të lëvizjes nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht ndërmjet protokollit të parë që do të nënshkruajmë pikërisht do të përcaktojmë që prej 1 qershorit e deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe për çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, theksoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se kjo marrëveshje do të lehtësojë procedurat e pritjes.

“Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer qoftë në luftimin e ilegaliteteve që cenojnë sigurinë e vendeve tonë, qoftë në ruajtjen sigurisë dhe jetën e qytetarëve. Sot do të nënshkruajmë zyrtarisht marrëveshjen e cila do të krijoj lehtësira të kalimit kufitar në pikën ku ka kalimin më të madh ku kalojnë qytetarët Vermicë-Merdare. Kjo marrëveshje do të zvogëloj procedurat e pritjeve dhe do të bashkërendoj punën e policisë tonë kufitare deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit”, u shpreh ai.

Sqarime për këto lehtësira kërkoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Mund ta dimë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik edhe në gusht, çka janë disa lehtësira shkon njeriu për andej që shkon për plazh aty të mos ndalojë kjo është ideja, këto disa lehtësia çka do me thënë“, u shpreh Rama.

Përgjigje i ktheu ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Herës së fundit kur isha në Shqipëri para ca ditësh polici kufitar në Vërmicë më uroi rrugë të mbarë“, u shpreh ai.

Më këmbëngulës karshi lehtësira kufitare u shpreh kreu shqiptar.

“A mund t’ua kurseni edhe këtë urim qytetarëve dhe ata kur të kalojnë të mos ketë fare polici që ua urojnë dhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për 500 makina po themi mund të ndodh kjo është e pamundur“, u shpreh Rama.

Sot në Kosovë po mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive ku pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve.

Related posts

Von Der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës “për aq kohë sa duhet”

admin

Lajçak i bashkohet sot Escobarit në Kosovë

admin

Rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

admin