RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

OVL-UÇK paralajmëron protestë gjatë seancës për pagën minimale

ovl-uck-paralajmeron-proteste-gjate-seances-per-pagen-minimale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në ditën që do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim-leximin e dytë të Projektligjit për pagën minimale.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Klinaku tha se “Qeveria ka kohë deri në seancë të përmirësojë gabimin”.

“Në takimin me kryeministrin Kurti nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Ka premtuar që do të dalë me propozim në lidhje me këtë çështje dhe ne i kemi dhënë kohë. Ne ju japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë me diskriminimin e veteranëve për pagën minimale. Nëse deri në lexim të dytë nuk rregullohet ky problem, pra nëse diskriminimi vazhdon, atëherë ne sot paralajmërojmë protestë në ditën që do të mbahet seanca për shqyrtim-lexim të dytë të ligjit për pagën minimale. Në bazë të një vendimi që e kemi marrë si organizata të dala nga lufta, ne do të protestojmë në ditën që do të mbahet leximi i dytë për këtë ligj që ka të bëjë me pagën minimale ku nuk janë përfshirë veteranët e luftës”, ka thënë Klinaku.

Veteranët po protestojnë pasi nuk janë përfshirë në Projekligjin për pagën minimale. Protesta kanë mbajtur, dy herë brenda dy javëve të fundit.

Qeveria insiston se pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten, por vetëm pasi të bëjë verifikimin e listave. Qeveria dyshon se listat e veteranëve të luftës janë të fryra.

Pensioni i veteranëve aktualisht është 170 euro, sa është edhe paga minimale në fuqi, por me rritjen e saj, sipas Projektligjit që ka kaluar në lexim të parë, nuk do të rritet edhe pensioni i tyre.

Related posts

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin

Deri në 40 mijë përdorues të drogave në Kosovë, kryesisht grup moshat e reja

admin

I nxehti në Europë dhe SHBA. Zjarret rrezikojnë jetë njerëzisht

admin