RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pulë në tigan me domate qershi dhe kërpudha

pule-ne-tigan-me-domate-qershi-dhe-kerpudha

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit:

1 pulë

500 gr kërpudha

100 ml verë e bardhë

7-8 domate qershi

½ lk piper i kuq

½ fç salcë keçap

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

Koncentrat

Rozmarinë

Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim pulën të ndarë në racione me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas vendosim kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen. E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli e spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq (fara speci djegës) dhe shtojmë salcën keçap. Kemi ngrohur ujë ku kemi shtuar pak koncentrat.  Hedhim buljonin në tenxhere, shtojmë rozmarinë dhe domatet qershi në fund dhe e lemë pulën me kapak mbuluar të gatuhet avash avash.

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

5 përdorime të majasë së bukës – Nga bukuria deri në kopshtari

admin

Receta për iftar: Qofte me salcë në furrë

admin

A ka afat skadence çaji? Ja si ta dalloni nëse është i pijshëm apo jo

admin