RTV AHIRETI
Kuzhinë

Receta e japrakut me gjethe rrushi 

receta-e-japrakut-me-gjethe-rrushi 

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit:

1 kg qepë të njoma

100 gr oriz

250 ml ujë

100 gr kopër

150 gr nenexhik

100 gr kumbulla shahine

300 gr jeshillëqe

Vaj ulliri

Kripë, piper

Gjethe rrushi

Përgatitja:

Qepët e njoma i grijmë imët se bashku me bimët aromatike dhe jeshillëqet. Orizin e kemi zjerë për 8 minuta dhe më pas e kemi shpëlarë. E lemë të kullojmë derisa të mos ketë fare ujë. E shtojmë orizin tek masa e jeshillëqeve, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Gjethet e rrushit i kemi kaluar për 2-3 minuta në ujë të vluar dhe i hapim që të mos ngjiten me njëra tjetrën. Mbushim japrakët dhe i vendosim në një tenxhere ku kemi vendosur si bazë disa gjethe rrushi të thata. Pasi kemi vendosur shtresat e japrakut vendosim kumbullat jeshile, shtojmë ujë të vakët dhe vaj ulliri. Vendosim një pjatë sipër dhe i lemë japrakët të ziejnë në temperaturë të ulët.

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Receta për iftar: Qofte me salcë në furrë

admin

Vlerat e jashtëzakonshme të kungullit dhe përfitimet e tij

admin

Tavë me pistil

admin