RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria britanike do të instalojë pajisje gjurmuese GPS për emigrantët

qeveria-britanike-do-te-instaloje-pajisje-gjurmuese-gps-per-emigrantet

Ministria britanike e Punëve të Brendshme po përgatitet të instalojë një pajisje gjurmuese GPS për disa emigrantë si pjesë e një programi pilot njëvjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, njoftohet se do të ketë kontakte të rregullta me emigrantët me procesin e monitorimit elektronik dhe do të mblidhen të dhëna se sa prej të liruarve me kusht në qendrat e emigracionit janë arratisur.

Emigrantët e pajisur me pajisje GPS mund t’i nënshtrohen orës policore, të ndalohen nga vende të caktuara dhe ata mund të ndalohen ose ndiqen penalisht nëse nuk zbatojnë rregullat.

Nuk dihet ende se sa persona do të merren në projektin pilot.

Kryeministri britanik mbrojti aplikimin e GPS për emigrantët

Kryeministri britanik, Boris Johnson, mbrojti programin në fjalë, duke thënë se është e rëndësishme që emigrantët që hyjnë në vend të mos zhduken nga sistemi.

Duke pretenduar se Britania e Madhe është një “vend shumë mikpritës”, Johnson tha: “Jam krenar për këtë, por është e rëndësishme që ne të bëjmë dallim kur njerëzit vijnë këtu ilegalisht, kur shkelin ligjin. Kjo është ajo që po bëjmë me politikën tonë të Ruandës”.

“Qeveria britanike kriminalizon njerëzit që ikin nga lufta dhe persekutimi”

Kreu i Këshillit të Refugjatëve (Refugee Council), Enver Solomon, për BBC tha se ishte “e tmerrshme” që qeveria britanike i trajton njerëzit që ikin nga lufta, gjaku dhe persekutimi si kriminelë.

“Kjo qasje brutale dhe ndëshkuese jo vetëm që nuk tregon mëshirë për të pambrojturit, por gjithashtu nuk ka asnjë efekt në frenimin e atyre që kërkojnë me dëshpërim sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Solomon.

Themeluesja e organizatës bamirëse Care4Calais, Clare Moseley e cila kryen aktivitete solidariteti për refugjatët dhe azilkërkuesit, tha: “Unë mendoj se është një praktikë shumë skandaloze. Refugjatët në përgjithësi nuk ikin. Nuk ka të dhëna për të treguar se kanë ikur, ata nuk e kanë bërë kurrë. Ata janë këtu për të kërkuar azil, kështu që pse ta bëjnë këtë? Ata nuk janë fajtorë, ata janë viktima. Kriminalizimi i refugjatëve nga qeveria në thelb nuk është gjë tjetër veçse fajësimi i viktimave.” /aa

Related posts

Spanja shpëton më shumë se 300 emigrantë

admin

Kreu i OKB-së u bën thirrje Greqisë dhe Turqisë të vazhdojnë dialogun

admin

Eksportohen 3,25 milionë tonë drithëra nga portet e Ukrainës

admin