RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Holanda jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën

holanda-jep-sinjale-pozitive-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Deputetja holandeze Kati Piri, e cila është edhe anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Piri ka thënë se Holanda ka ndryshuar sa i përket integrimit evropian të shteteve të BP-së.

Pos disponimit për zgjerimin e BE-së, deputetja ka shtuar se parlamenti holandez janë të gatshëm për ta rishikuar qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tutje ka përmendur edhe mbështetjen e Holandës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në BE.

“Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin: të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë, të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushte, të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Piri.

Mbështetjen e Parlamentit Evropian e ka përsëritur të mërkurën edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Pas takimit që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa”.

Ndryshe, Komisioni Evropian në korrik të vitit 2018, e ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian ka votuar në favor të tij.

Mirëpo, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit të tij, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërkaq, Holanda dhe Franca për vite të tëra kanë qenë skeptike për heqjen e vizave për Kosovën.

Related posts

Ky është çmimi i naftës për sot

admin

Pensionistët do t’i marrin nga 100 euro shtesë në tetor

admin

Şentop: Duhet të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit pa tolerim

admin