RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKSHPK lëshon apel: Rastet me COVID-19 janë rritur, vaksinohuni e bartni maskat

ikshpk-leshon-apel:-rastet-me-covid-19-jane-rritur,-vaksinohuni-e-bartni-maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një komunikatë në lidhje me situatën epidemiologjike të COVID-19 në vend.

Me anë të një komunikate për media, IKSHPK ka bërë thirrje për vaksinim dhe për bartje të maskës në ambiente të mbyllura.

IKSHPK ka thënë se Kosova këto ditë po shënon rritje të rasteve të reja me COVID-19.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Thirrja e plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

Related posts

Borrell: Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në ”ferr”

admin

Vaj i papërpunuar apo i gatuar/ Si qëndron e vërteta për vlerat ushqimore

admin

Stamboll, përfundon inspektimi i anijes së parë që mbërriti nga Ukraina

admin