RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: Nuk pranojmë asgjë pa definim të qartë për identitetin dhe gjuhën maqedonase

kovacevski:-nuk-pranojme-asgje-pa-definim-te-qarte-per-identitetin-dhe-gjuhen-maqedonase

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në facebook edhe njëherë ka konfirmuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut formalisht nuk e ka pranuar propozimin i cili është miratuar në nivel të të gjithë 27 vendeve anëtare të BE-së, dhe se çdo vendim do të duhet të konsultohen institucionet.

“Çfarë do qoftë teksti final i propozimit francez, theksoj se, që i njëjti të jetë i pranueshëm për ne, kyçe janë këto elemente- formulim i qartë i gjuhës maqedonase dhe mbrojtje të identitetit maqedonas, çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese”, shkruan Kovaçevski në facebook, përcjell SHENJA.

Kryeministri thekson se bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, duhet të fillojnë para ndryshimeve kushtetuese për të përfshirë në Kushtetutë bullgarët, kroatët dhe malazezët.

“Garanca të fuqishme edhe nga Bullgaria por edhe nga BE se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja, jashtë asaj që do të jetë e dakorduar në kornizën negociuese dhe protokollin bilateral i cili ende nuk është miratuar në Bullgari”, ka thënë Kovaçevski. /shenja

Related posts

Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiqit – kërkojnë nga ai vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira në dialogun Kosovë-Serbi

admin

Mbreti Charles III i drejtohet kombit për herë të parë si monark

admin

Tre kandidatë për kreun e Frontex-it

admin