RTV AHIRETI
Artikuj

Mbulesa – simbol i lirisë

mbulesa-–-simbol-i-lirise

Nëse i tejkalojmë fjalimet e zhurmshme, slloganet moderniste me ndikim tërheqes dhe mashtrues të atyre qe mendojnë se mbulesa është pengesë, nuk do të gjejmë ndonjë interes real që pengon mbulesa.

Nëse e shikojmë realitetin e botës sot, asaj islame dhe perendimore, ajo është kunderpergjigjia më e mirë për të gjitha pretendimet, paragjykimet dhe mendimet negative për mbulesen. Nuk është hixhabi simbol i injorances, analfabetizmit dhe prapambeturisë, siç nuk ka qenë kurrë i tillë. Përkundrazi, ai në vetëvete është bërë simbol i lirisë, i respektimit të të drejtave dhe parimeve, i qendrueshmerisë, sakrificës dhe këmbënguljës për të.
Ndoshta në të kaluaren nuk e kishte gjithë këtë simbolikë, sepse pranohej nga të gjithë si diçka shumë normale.
Kjo, përveç faktit që të mbuluarat sot janë prezente dhe konkurente me plot meritë dhe efikasitet në gjitha fushat e dijes, punës, shkencës dhe çdo gjëje të avancuar.
Të mbuluarat nuk i gjejmë, vetem aty ku nuk i lejon morali dhe dinjiteti i tyre.

World hijab day 🧕🏻🤗🥰!!!

Albana Avdulli

Related posts

Gjermania bën gati draftin për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë

admin

Dialogu Kosovë-Serbi, njohësit e politikës: Po hyjmë në fazën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare

admin

Xhamia që mbajti armatimin e UÇK-së për 5 vjet

admin