RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: SHBA të paguajë 4.3 miliardë dollarë si kompensim për ekspertët e vrarë bërthamorë

irani:-shba-te-paguaje-4.3-miliarde-dollare-si-kompensim-per-ekspertet-e-vrare-berthamore

Një gjykatë iraniane urdhëroi sot SHBA-në të paguajë 4.3 miliardë dollarë si kompensim për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Irani fajëson Izraelin, një aleat kryesor i SHBA-së, për vrasjen e një numri shkencëtarësh bërthamorë iranianë në vitet e fundit.

“Gjykata e 55-të Civile e Teheranit urdhëroi qeverinë, institucionet dhe zyrtarët e SHBA-së, të cilët mbështetën Izraelin, i cili kreu krimin e vrasjes së ekspertëve bërthamorë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare, të paguajë 4.3 miliardë dollarë si dëmshpërblim material dhe jomaterial”, tha Divizioni i të Drejtave të Njeriut i Gjyqësorit iranian në një deklaratë të cituar nga agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

Në deklaratën thuhet se verdikti i së enjtes u dha si përgjigje të një padie të ngritur nga familjet e disa shkencëtarëve të vrarë bërthamorë.

Deklarata citon se gjykatat amerikane në të kaluarën kanë vendosur kundër institucioneve qeveritare iraniane për të paguar kompensime në raste të ndryshme.

Mbetet e paqartë se si do të zbatohet vendimi i gjykatës iraniane. /aa

Related posts

Orban sulmon BE-në: Nuk jeni udhëheqës të Hungarisë, ne jemi një komb i pavarur

admin

Irani sërish sulm kibernetik ndaj Shqipërisë

admin

Sveçla: Sulmi ndaj policëve, sulm për rendin e Republikës

admin