RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja e Parlamentit Evropian: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

presidentja-e-parlamentit-evropian:-kosoves-duhet-t’i-liberalizohen-vizat

Roberta Metsola, e ka cilësuar ditën e sotme si historike, ndërkohë që Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë ka nisur punimet.

Para mediave, Metsola ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – si dy çështje që duhet të zgjidhen.

Sipas saj, BE-ja duhet t’i hapë dyert për vendet që e shikojnë atë si shtëpinë e tyre.

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Evropian”, deklaroi ajo.

“Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Related posts

Hungaria dhe Serbia pajtohen për ndërtimin e naftësjellësit rus

admin

Osmani e Kurti nesër e presin në takim Cholletin

admin

Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë, s’ka kthim prapa

admin