RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dënohet norvegjezi për vrasjen e 5 personave në sulmin me thikë dhe shigjeta

denohet-norvegjezi-per-vrasjen-e-5-personave-ne-sulmin-me-thike-dhe-shigjeta

Sulmuesi norvegjez, i cili vrau 5 persona dhe plagosi 4 të tjerë në sulmin me thikë dhe shigjeta ndaj të huajve, u shpall fajtor për vrasje dhe tentim vrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Qarkut të Buskerud dënoi Espen Andersen Brathen nën kujdes të detyrueshëm të shëndetit mendor. Tre ekspertë psikiatrikë mjeko-ligjorë që e vlerësuan atë erdhën në përfundimin se ai kishte skizofreni kronike paranojake dhe ishte i sëmurë mendor në kohën e sulmit më 13 tetor 2021. Si prokuroria ashtu edhe mbrojtja kishin kërkuar kujdes të detyrueshëm të shëndetit mendor për Andersen Brathen.

Brathen u shpall fajtor për 11 akuza për tentativë vrasjeje pasi qëlloi mbi njerëzit me shigjeta në Kongsberg, ish-qytet minatorësh me 26 mijë banorë. Ai mbante 62 shigjeta dhe katër thika në momentin e sulmit.

Paneli gjyqësor me tre gjyqtarë tha se i pandehuri kishte shpjeguar gjatë gjyqit që filloi në maj dhe zgjati deri më 6 qershor “se kishte vendosur të vriste njerëz për të arritur rilindjen. Ai tha se mendonte se do të verbohej. Prandaj i akuzuari besonte se ishte urgjente të vriste”.

Brathen kishte parë “një numër të madh videosh” që tregonin situata ku njerëzit goditeshin me thikë dhe kishte shpjeguar “se i shikonte videot e tilla për të mësuar se si të përdorte armët në mënyrë që ato të bëheshin sa më vdekjeprurëse”, tha gjykata.

Avokati mbrojtës i 38-vjeçarit, Fredrik Neumann tha sipas transmetuesit norvegjez NRK, se klienti i tij “kishte iluzione me përmbajtje fetare dhe magjike”.

“Kemi të bëjmë me një të sëmurë. Një person që është pa faj”, tha prokurori Andreas Christiansen në fjalimin e tij të fundit, shkroi agjencia norvegjeze e lajmeve NTB. Prokurori tjetër, Vibeke Gjoslien Martins tha se ai “nuk u ndal derisa u arrestua dhe ai kishte qëllim të qartë dhe të dallueshëm për të vrarë më shumë njerëz”, citohet nga NRK të thoshte ai.

Brathen u arrestua më shumë se gjysmë ore pasi filloi të gjuante me shigjeta brenda një dyqani ushqimor dhe të sulmonte njerëzit brenda shtëpive të tyre. Ai sulmoi njerëzit me thika pasi harku i tij u thye tha gjykata.

Ai gjithashtu u dënua që të paguaj dëmshpërblim për viktimat. /aa

Related posts

Ukrainasja pranon Islamin në Adana të Turqisë

admin

Turqia thotë se nuk qëndron prapa sulmit në Irak

admin

Talebanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

admin