RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak për samitin e djeshëm të BE-së: Dështuam, kjo gjeneron zhgënjim të thellë në Ballkanin Perëndimor

lajcak-per-samitin-e-djeshem-te-be-se:-deshtuam,-kjo-gjeneron-zhgenjim-te-thelle-ne-ballkanin-perendimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se samiti i BE-së do të krijoj zhgënjim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Arsyeja për këtë është se në samitin e BE-së pritej që të merreshin vendime si ajo për liberalizimin e vizave për Kosovën por edhe hapja e negociatave për Shqipërinë, vendime të cilat nuk u morën.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka shtuar se ai është krenar për udhëheqjen evropiane në Lindje por që kjo duhet të bëhet edhe për, siç ka thënë ai, fqinjët tanë juglindor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

Related posts

Myftiu Tërnava dhe zv/kryetari i Dijanetit panë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

admin

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i gazit dhe benzinës

admin

Stoltenberg telefonon Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës: Nëse rrezikohet stabiliteti, ndërhyjmë

admin