RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

nis-peticioni-per-terheqjen-e-mjeteve-nga-trusti

Grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit” ka nisur peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve që të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, iniciues i kësaj nisme, ka thënë se për të shkuar në Kuvend, duhet grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve.

“Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokratë apo robotë të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit”.

“Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës. Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, organizatorët kanë thënë se do të bëjnë të ditur së shpejti lokacionin ku mund të nënshkruhet peticioni në të gjitha qytetet.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes, nuk kanë miratuar në parim Projektligjin që lejon tërheqjen e kursimeve nga Trusti.

Kundër kësaj kanë votuar deputetët Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Related posts

Karabinierët italianë përforcojnë Njësitin policor të EULEX-it

admin

Shqipëri: Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut u rritën me 3.2 miliardë lekë

admin

Kreu i Diyanetit Erbaş, dënon dhënien e lejes për djegien e Kuranit në Suedi

admin