RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti bullgar voton pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut

parlamenti-bullgar-voton-pro-heqjes-se-vetos-per-maqedonine-e-veriut

Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se, Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.

Miratimi dhe pranimi nga qeveria e shkarkuar e Kiril Petkov mund të çojë në heqjen e vetos për Shkupin, duke mundësuar që BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit edhe me Shqipërinë.

Projektrezolutat konfirmojnë mbështetjen për propozimin francez, por vetëm me këto kushte: të garantohet përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njësoj si pakicat e tjera; të pasqyrohet qartë fakti se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë; BE-ja të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter gjatë procesit të anëtarësimit.

Sakaq, situata në parlamentin e Bullgarisë nuk është e qetë, pasi grupime deputetësh shprehen totalisht kundër propozimit francez dhe miratimin e tij e konsiderojnë një tradhti.

Por aprovimi i planit të Macronit nuk pritet të jetë problem pasi pjesa më e madhe e ligjvënësve e mbështesin atë. /a2

Related posts

Të dëmtuarit nga vërshimet kërkojnë ndihmë konkrete nga shteti

admin

Stoltenberg: NATO pret anëtarësimin ‘në kohë’ për Suedinë dhe Finlandën

admin

Kryeministrja finlandeze bën testin për drogë

admin