RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aktivistët protestojnë në Gjermani kundër G7-ës

aktivistet-protestojne-ne-gjermani-kunder-g7-es

Në Mynih të Gjermanisë ku mbahet Samiti G7 i liderëve dhe atyre të Bashkimit Evropian, anëtarët e organizatës kundër varfërisë Oxfam, zgjodhën të protestojnë duke vendosur maska me fytyrat e shtat liderëve të fuqive kryesore ekonomike në botë.

Pos tyre të shtunën edhe 3,500 persona të tjerë kërkuan ruajtjen e diversitetit të bimëve e kafshëve si dhe heqjen graduale të lëndëve djegëse, njofton Klan Kosova.

Udhëheqësit e vendeve më të mëdha botërore pritet të diskutojnë çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta që po bënë Rusia ndaj Ukrainës, për ndryshimet klimatike, energjinë dhe krizën e sigurisë së ushqimit.

Samiti do të fillojë të dielën ndërsa do të zgjasë deri të martën.

Related posts

Zarkov: Bullgaria dhe Rumania teknikisht gati për anëtarësimin në Schengen

admin

Zgjedhjet në Brazil, Lula dhe Bolsonaro do të përballen me balotazh

admin

Vazhdon të rritet çmimi i naftës në Kosovë

admin