RTV AHIRETI
Lajme

Gjermani, aktivitet për të tërhequr vëmendjen ndaj diskriminimit të grave muslimane

gjermani,-aktivitet-per-te-terhequr-vemendjen-ndaj-diskriminimit-te-grave-muslimane

Me aktivitetet e organizuara në rrugë me temën “Ti mund ta ndryshosh” në qytetet Këln dhe Bergkamen të Gjermanisë, vëmendja u tërhoq mbi diskriminimin me të cilin përballen gratë muslimane në rrugë, në punë, në institucione dhe në fusha të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përpara katedrales historike në Këln, për gjermanët dhe turistët që vizitonin katedralen u shpërndanë broshura lidhur me çështjen, në të cilat u shpjeguan sulmet islamofobike dhe diskriminuese në rritje me të cilat gratë e mbuluara muslimane janë përballur kohët e fundit në Evropë.

Në aktivitetin e organizuar nga Organizata e Grave e Vizionit Kombëtar të Bashkësisë Islame (IGMG) dhe Organizata Rinore e Grave, u theksua se kryesisht shumë gra muslimane të mbuluara, për shkak të diskriminimit dhe Islamofobisë ballafaqohen me vështirësi në jetën sociale, në jetën e punës dhe institucione.

Mësohet se aktivitetet në muajt e ardhshëm janë planifikuar të mbahen në qytete të ndryshme të Gjermanisë si dhe në vende të tjera të Evropës.

Related posts

Presidentja Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

admin

Altun: Reuters, aparat i manipulimit sistematik kundër Turqisë

admin

Belgjikë, furrat detyrohen të mbyllen për shkak të krizës energjetike

admin