RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I mituri palestinez vritet nga të shtënat e ushtrisë izraelite

i-mituri-palestinez-vritet-nga-te-shtenat-e-ushtrise-izraelite

Një i mitur palestinez humbi jetën sot nga lëndimet që mori nga zjarri i hapur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar një ditë më parë, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohamed Abdullah al-Saher, 16 vjeç, u qëllua dhe u plagos përpara se të arrestohej nga forcat izraelite në qytetin Silwad, në verilindje të Ramallahut, të premten në mbrëmje.

Al-Saher u transferua në spitalin izraelit Hadassah Ein Kerem në Kuds, ku dha frymën e fundit sot, njoftoi televizioni shtetëror palestinez.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk e ka konfirmuar vdekjen dhe nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria izraelite mbi rastin.

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 70 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e ushtrisë izraelite në territoret e pushtuara që nga fillimi i këtij viti. /aa

Related posts

Kryeministri polak: Nëse nuk e forcojmë sigurinë tonë mund të bëhemi viktima të Rusisë

admin

OKB pezullon programet në Afganistan, pas ndalimit të punës së grave

admin

Mehaj, përpara udhëheqësve të NATO-s: FSK është duke e rritur profesionalizmin

admin