RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kapacitet e rajonit për “stinën” e zjarreve

kapacitet-e-rajonit-per-“stinen”-e-zjarreve

Shfaqja e zjarreve gjatë verës nuk është më risi për vendet përreth. Disa disponojnë me mbështetje nga ajri dhe toka. Të tjërë kanë filluar procedurat për blerje të aeroplanëve. Por, ka edhe shtete që nuk disponojnë me asnjë lloj fluturake

Ardhja e verës me vete e sjell edhe rrezikun e zjarreve. Pamje të rënda nga flakët e zjarreve ishin të shpeshta viteve të kaluara në shumë vende të botës. Pa prekur nuk mbetën as vendet e Ballkanit. Por, jo të gjitha shtetet e rajonit kanë kapacitete të njëjta në ballafaqimin me këtë fenomen natyror. Pengesat më të mëdha me të cilat përballen njësitë e zjarrfikësve janë majet e maleve dhe terenet e paaritshme. Në këto rrethana i patjetërsueshme është intervenimi nga ajri për shuarjen e zjarreve. Më pak i rëndësishëm nuk është edhe ndërhyrja nga toka për të cilën nevojiten pajisje të mirëfillta.

Të dhënat publike nga vendet e rajonit flasin se Kroacia disponon me skuadër të mirëfilltë kundër zjarrëve si nga ajri, ashtu edhe nga toka. Keq nuk qëndron edhe Serbia, e cila së fundmi ka porositur tre helikopter të ri me qëllim përgatitjet për sezonin e zjarreve. Mali i Zi dhe Shqipëria, fluturaket e tyre i kanë dërguar për servisim, ndërkohë i kanë shtuar përgatitjet me njësitë e zjarrfikësve. Maqedonia e Veriut, këtë vit në dispozicion e ka njërin prej tre aeroplanëve kundër zjarreve. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, mbështetjen më të madhe e kanw nga brigadat zjarrfikëse.

Kroacia me 1000 zjarrfikës të ri kundër zjarreve

Ekipet e zjarrfikësve në Kroaci këtë vit do të kenë në dispozicion vetëm gjashtë nga gjithsej 11 aeroplanë kundër zjarreve. Pjesa tjetër e aeroplanëve sipas drejtuesve të zjarrfikësve nuk janë të kompeltuar.

Njësitë e terenit kundër zjarrit në Kroaci këtë vit pritet të angazhojnë mbi 1000 zjarrfikës. Njëkohësisht autoritet kroate planifikojnë të shtojnë edhe katër lokacione ku do të shpërndahen zjarrfikësit. Aktualisht ekzistojnë 13 lokacione. Gjatë kësaj sezone njësitë zjarrfikëse në Kroaci do të kenë në dispozicion 2283 automjete për shuarje të zjarreve dhe për shpëtim, gjegjësisht mbi 1100 makina dhe 61 mjete lundruese për transport të zjarrfikësve.

Tre helikopter “Super Puma” së shpejti në Serbi

Zyrtarët e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë paralajmëruar se së shpejti presin që të furnizohen me tre helicopter “Super Puma”, të cilët do të shfrytëzohen për shuarjen e zjarreve. Sipas drejtuesit të kësaj ministrie këto lloje të helikopterëve do të kenë qëllim të dyfishtë, respektivisht përpos shuarjes së zjarreve ata do të shfrytëzohen edhe mbrojtje të shtetit kur të jetë nevoja.

Eprorët i njësisë se helikopterëve të MPB së Serbisë, duke i shpejguar karakteristikat e këtyre helikopterëve, theksuan se këto I tejkalojnë kapacitet e helikopterëve tjerë të cilat i posedojnë. Sipas tyre këta helikopter dallojnë për atë se posedojnë një kapacitet prej 4.5 tonë ujë. Përveç këtyre helikopterëve shërbimet e emergjencës në Serbi kanë në dispozicion edhe disa helikopter tjerë për shuarjen e zjarreve.

Maqedonia e Veriut pa gjysmën e zjarrfikësve

Në 1500 banorë në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë një zjarrfikës. Po, sipas të dhënave të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, (DMSH) momentalisht mungojnë gjysma e zjarrfikësve të duhur. Regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2021 konstatoi se në Maqedoni të Veriut jetojnë 1.8 milionë banorë. Krahasuar me të dhënat zyrtare të numrit të zjarrfikësve arrihet në përfundim se në Maqedoni të Veriut veprojnë më pak 1200 zjarrfikës.

Komunat dhe ndërmarrjet e pyjeve dhe parqeve nacionale në Maqedoninë e Veriut në raste të zjarreve çdoherë mbështeten në kapacitet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Udhëheqësit e kësaj drejtorie shprehin shqetësimin se e institucionet në fjalë nuk i ndërmarrin as hapat e parë, e nuk e bëjnë as minimumin për të dalë në terer kur ndodhin zjarret.

Për dallim nga viti i kaluar kur Maqedonia e Veriut pranoi ndihmë të konsiderushme ajrore për shuarjen e zjarreve nga vende të ndryshme nga rajoni këtë vit sipas drejtuesve të DMSH-së, situatë është ndryshe. Për momentin vetëm njëri prej tre aeroplanëve “Air Tracktor”, është në gatishmëri për të intervenuar, të dytin e presin të kthehet shpejtë nga servisimi dhe të tretin e kanë nisur për në Spanjë.

Filloi “sezoni” i zjarreve në Shqipëri

Përderisa në shumë shtete të rajonit situate me zjarret është relativisht e qetë, autoritet në Shqipëri në fillim të muajit qershor u ballafaquan me flakët e zjarrit në ishullin e Sazanit. Përpos njësive të zjarrfikësve për shuarjen e këtij zjarri u aktivizua edhe ushtria shqiptare. Njëkohësisht një avion i llojit Canadair CL 415, i Greqisë, iu bashkangjitë ekipeve të cilët i shuanin flakët në Sazan. Ndërhyrja e avionit për shuarjen e zjarreve nga ajri u bë e mundur pasi autoritetet shqiptare kërkuan mbështetjen e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian.

Shqipëria nuk posedon aeroplan të këtij formati, por kur është nevoja për të intervenuar nga ajri kryesisht i përdorë dy helikopterët Cougar të ushtrisë, të cilët edhe këtë verë ndodhen ende për servisim.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, së fundmi ka kritikuar komunat, duke theksuar se nuk funksionon siç duhet zinxhiri i reagimit në rast të zjarreve. Nga atje nënvizuan se këtë vit ata si ministri kanë ndarë 10 milionë dollarë transfertë të kushtëzuar për emergjenca civile për komunat.

Mali i Zi me 700 zjarrfikës kundër zjarreve

Shteti i Malit të Zi disponon me afërsisht 700 zjarrfikës dhe rreth 200 vullnetar për zjarret eventuale që mund të paraqiten gjatë periudhës së verës. Kjo e dhënë u bë publike në takimin e fundit mes drejtuesve të ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe përfaqësuesve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të realizuar në fillim të këtij muaji ku u theksua se gjatë sezonit do të angazhohen zjarrfikës shtesë. Kjo shifër nga autoritet është vlerësuar si resurs i respektueshëm i veprimit.

Megjithatë, në këtë takim u tha se ka vend për përmirësime, veçanërisht në fushën e pajisjeve materiale dhe teknike të shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit. Sipas drejtuesve të DMSH-së, është inkurajuese procedura e sigurimit fluturakeve për shuarjen e zjarreve dhe se të njëjtat do të jenë operative gjatë sezonit të zjarreve.

Nismë serioze në BeH për furnizim me aeroplanë kundër zjarreve

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinë, në prill të këtij viti ndau 15 milionë euro për të blerë tre aeroplanë kundër zjarreve. Sipas drejtuesve BeH blerja e këtyre fluturakeve do të bëhet në disa faza. Fillimisht do të sigurohen tre aeroplanë, pastaj duhet të sigurohen edhe helikopterët. Koha arritjes së aeroplanëve të planifikuar është nga 6 deri në 18 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me prodhuesin.
Ky vendim i Qeverisë së BeH erdhi pas propozimit të dhënë nga grupi i ekspertëve, gjegjësisht ata u pajtuan për blerjen e gjithsej katër aeroplanëve dhe tre helikopterëve kundër zjarreve. Etniteti i Federatës së BeH nuk disponon fluturake për shuarjen e zjarreve nga ajri. Drejtoria Federale e Mbrojtes Civile ka nënshkruar Marrëveshje me Forcat e Armatosura të BeH për mbrojtje dhe shpëtim që përfshin edhe dhënien e ndihmës nga ajri kur është nevoja për shuarjen e zjarreve.
Bosnja dhe Hercegovina ka pak më shumë se 3.5 milionë banorë dhe rreth 3000 zjarrfikës dhe në disa komuna nuk ka asnjë.

Kosova me 800 zjarrfikës

Kapacitetet e Institucioneve te Kosovës për ballafaqim me zjarret gjate secilës periudhe, e ne veçanti asaj te verës janë rreth 800 pjesëtarë në Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, të dislokuara në Komunat e Kosovës. Kjo shifër sipas autoriteteve pëson ndryshime varësisht lëvizjeve dhe pranimit të zjarrfikësve të ri nëpër njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Sa i përket mbështetjes ajrore për shuarjen e zjarreve institucionet e Kosovës, një ndihmë të tillë vazhdojnë t’a pranojnë nga kapacitet e KFOR-it. Kosova ende nuk disponon me kapacitete te luftimit te zjarreve nga ajri, por kapaciteti i KFOR-it vihet ne dispozicion bazuar në vlerësim te situatës dhe kërkesave nga niveli qendrore. /trt

Related posts

Burgim i përjetshëm për adoleshentin që kreu masakër në një shkollë në Malmo

admin

BE: Së shpejti plan veprimi për flukset migratore

admin

Mehaj zhvilloi bisedë telefonike me gjeneralin Clark

admin