RTV AHIRETI
Shtojca

Supë, recetë që ndihmon për t´u dobësuar

supe,-recete-qe-ndihmon-per-t´u-dobesuar

E lehtë, e shijshme, e shëndetshme dhe e ushqyeshme, supa me finok përgatitet shpejt dhe është ideale gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.

Përbërësit:

  • 500 gr finok (pjesa e bardhë dhe jeshile)
  • 2 qepë
  • 4 feta bukë
  • 1 thelpi hudhër
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë

Prisni bukën, vendoseni në një tepsi me vaj dhe hudhrën e grirë dhe piqeni në furrë të ngrohur në 190 gradë për të paktën 15 minuta, duke i rrotulluar herë pas here.

Lani fijet jeshile të finokut dhe grijini imët. Sapo copat e bukës të jenë gati, hidhuni përsipër masën e grirë të fijeve jeshile dhe lërini të ftohen.

Lani edhe gjethet e kërcejt e finokut, pritini në feta dhe vendosini në ujë të vluar me kripë. Shtoni edhe qepët e prera në feta.

Ulni zjarrin dhe lërini të ziejnë për 20 minuta të tjera. Pas kësaj kohe, kalojeni supën në frulator, shtoni pjesën e mbetur të vajit dhe rregullojeni me kripë. Shërbejeni me copat e bukës.

Sipas dëshirës shtoni edhe piper ose grini pak parmixhano te supa. Gjithashtu mund të shtoni një lugë kos ose pak pana të thartë.

Related posts

Fruthi: Simptomat, parandalimi dhe këshilla për trajtim

admin

Avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s “Bayraktar Kızılelma” teston shkëputjen nga toka

admin

Zgjidhja natyrale për shërimin e rrëzuallit në sy

admin