RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca britanike: Rusët po e arrijnë objektivin në Donbas, ukrainasit u tërhoqën

inteligjenca-britanike:-ruset-po-e-arrijne-objektivin-ne-donbas,-ukrainasit-u-terhoqen

Inteligjenca britanike njoftoi të dielën se forcat ukrainase janë tërhequr nga pozicionet e saja mbrojtëse në Sievierodonetsk të Donbasit, derisa pushtimin rus në këtë rajon e cilësoi “arritje e rëndësishme brenda objektivit të reduktuar.

Siç njofton Britania e Madhe të dielën nëpërmjet një raporti, Rusisë i kanë mbetur edhe disa objektiva për ta pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit, ndërsa avancimet e fundit po kryhen në qendrat kryesore të Kramatorskut.

“Është vetëm një nga objektivat sfiduese që Rusisë do t’i duhet t’i arrijë për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit. Pushtimi i qytetit nga Rusia është një arritje e rëndësishme brenda objektivit. Vendbanimi është një qendër e madhe industriale dhe zë pozicion strategjik në lumin Siverskyi Donets”, thuhet tutje në raport.

Ditëve të fundit, luftime të ashpra po kryhen në Kievi.

Të dielën u regjistrua një sulm me raketa në një ndërtesë në kryeqytet, derisa kryetari i Komunës, Vitali Klitschko, tha se janë regjistruar një i vdekur e dy të lënduar. /koha

Related posts

Malajzi, rritet në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut

admin

Biden kërkon falje që SHBA u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën

admin

Më shumë se 180 viktima gjatë një muaji nga përmbytjet në Afganistan

admin