RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Krizë në Ekuador, indigjenët akuzohen për grusht shtet

krize-ne-ekuador,-indigjenet-akuzohen-per-grusht-shtet

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka akuzuar liderin e indigjenëve, Leonidas Iza, për organizimin e grusht shtetit, duke thënë se protestat nëpër shtetin latin synojnë të destabilizojnë demokracinë. Autoritetet në Ekuador të premten kanë thënë se një grup njerëzish kanë sulmuar policinë dhe ushtrinë, duke lënduar së paku 17 ushtarë, ndërkaq kanë djegur tri automjete ushtarake.

Protestuesit indigjenë kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit Quito. Së paku pesë persona kanë vdekur gjatë përplasjeve me policinë.

Presidenti Lasso ka thënë se forcat policore do të mbrojnë rendin publik dhe se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për t’u përballur me vandalët dhe kriminelët. Protestat e indigjenëve kanë nisur më 14 qershor për të kërkuar uljen e çmimit të naftës në 2 dollarë.

Protestat kanë qenë të dhunshme në gjashtë provinca veriore të shtetit latin. Kryeqyteti ekuadorian ka mungesë të madhe të ushqimit dhe naftës për shkak të bllokadave rrugore të organizuara nga protestuesit indigjenë. /koha

Related posts

Kurti për situatën në veri: Koordinohemi me ndërkombëtarët, por s’mund t’i trajtojmë si ministra

admin

Këshilltari ushtarak i Ukrainës zotohet: Do ta çlirojmë edhe Krimenë

admin

Kryetari i Sindikatës: Policët në Jarinjë e Bërnjak rrezikohen nga përhapja e ndonjë pandemie

admin