RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e plotë në Severodonetsk në Ukrainën lindore

rusia-thote-se-ka-marre-kontrollin-e-plote-ne-severodonetsk-ne-ukrainen-lindore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se disa qytete dhe vendbanime në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore kanë rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Igor Konashenkov tha se forcat ruse dhe të mbështetura nga Rusia në rajon kanë fituar kontrollin e plotë në Severodonetsk dhe Borovskoye, si dhe vendbanimet Voronove dhe Sirotino.

Përpjekja e forcave ukrainase për ta kthyer fabrikën e azotit në një qendër rezistence u pengua nga ushtria ruse, tha Konashenkov.

“Me çlirimin e qyteteve Severodonetsk dhe Borovskoye, e gjithë zona e bregut të majtë të lumit Siverskyi Donets brenda kufijve të Republikës Popullore të Luhanskut ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse”, vuri në dukje ai.

Më shumë se 4.634 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas OKB-së.

Mbi 14 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë mbi 8 milionë që kanë ikur në vende të tjera, sipas shifrave të OKB-së. /aa

Related posts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon nga Rusia t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e luftës

admin

Izraelitët mblidhen në tre qytete kundër reformave ligjore të Netanyahut

admin

Kina urdhëron mbylljen e fabrikave për shkak të të nxehtit – VIDEO

admin