RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Beteja vendimtare, ministri rus i Mbrojtjes shkon në Ukrainën lindore

beteja-vendimtare,-ministri-rus-i-mbrojtjes-shkon-ne-ukrainen-lindore

Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu ka udhëtuar për herë të parë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ka qenë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë që e ka bërë me dije informacionin, ndërsa nuk bën të qartë nëse Shoigu ka inspektuar ushtrinë në Ukrainë apo nëse ata ishin të gjithë në Rusi.

Megjithatë, mediat ruse raportojnë se Shoigu ndodhej në territoret e pushtuara të Donbasit.

Në postet komanduese, Shoigu thuhet se dëgjoi raporte nga komandantët për situatën aktuale dhe veprimet e Forcave të Armatosura Ruse në zonat kryesore operacionale.

Shoigu shpërndau gjithashtu dekorata – medalje “Ylli i Artë” dhe Urdhrat e Guximit – për ushtarët rusë që “kishin treguar heroizëm dhe përkushtim në misionet ushtarake” në luftën në Ukrainë. /abcnews

Related posts

Rama: Rritje tjetër rrogash për zjarrfikësit, mësuesit e bluzat e bardha

admin

Një mision i OKB niset për në Zaporizhzhia: Duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Evropës

admin

Biseda telefonike me Kurtin, Chollet kërkon shtyrjen e gjobave për targat dhe fokusimin në dialog

admin