RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Takimet Kurti-Vuçiq nuk kanë qenë edhe aq produktive, normalizimi i marrëdhënieve është përgjegjësi e tyre

lajcak:-takimet-kurti-vuciq-nuk-kane-qene-edhe-aq-produktive,-normalizimi-i-marredhenieve-eshte-pergjegjesi-e-tyre

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, deklaroi se takimet e deritashme Kurti-Vuçiq nuk kanë qenë edhe aq produktive nga perspektiva diplomatike.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, Lajçak tha se janë duke punuar që takimi i radhës mes palëve të japë rezultate.

“Ju e dini që i kemi pasur dy takime në kuadër të dialogut, që nga formimi i Qeverisë Kurti. Nga perspektiva diplomatike nuk kanë qenë edhe aq produktive dhe për këtë arsye jemi angazhuar në takime individuale me të dyja palët”.

“Po sigurohemi që takimi i radhës të japë rezultate. Nuk dëshirojmë që ata të takohen dhe ta kritikojnë njëri-tjetrin, por të pajtohen për gjëra të rëndësishme për qytetarët, Kosovën dhe Serbinë”, pohoi emisari i BE-së.

Ai tutje tha se janë duke punuar për takimin e radhës, dhe sipas tij, ekipi negociator po funksionin mirë, por se normalizimi i marrëdhënieve është përgjegjësi e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi duke punuar për takimin e radhës. Ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të rregullta. Ekipi negociator po punon mjaft mirë, por normalizimi i marrëdhënieve është përgjegjësi e udhëheqësve”.

Related posts

BE arrin një marrëveshje për ndalimin e produkteve që shkaktojnë shpyllëzimin

admin

Kurti: Nuk jemi për dokumentet e përkohshme, por po e bëjmë atë që Serbia e bën me qytetarin tonë

admin

BE-ja lëshon 2 milionë euro ndihmë pas përmbytjeve shkatërruese në Bangladesh dhe Indi

admin