RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Kur të prejmë kurbanin për sa persona duhet ta bëjmë nijet?

kur-te-prejme-kurbanin-per-sa-persona-duhet-ta-bejme-nijet?

Pyetja:

Kur ta prejmë kurbanin për sa persona duhet ta bëjmë nijet, si ta bëjmë nijet dhe çfarë duash të themi?

***

Përgjigjja:

Kurbani mund të jetë kafshë e trashë apo e imët. Ashtu siç e dimë kafshët e mëdha apo të trasha janë lopët, bullicat apo devetë dhe shtazë të imëta delet dhe dhitë.

Tek shtazët e mëdha hyn deri në 7 persona, ndërsa tek ato të imëta vetëm një person. Pra kur shembull unë pres një dele, e pres vetëm për vete por kur e bëjë nijet e përmendi edhe familjen time dhe themë: “O Zot, ky kurban është për mua dhe familjen time.”
E që në mënyrë indirekte kam përfshirë gjithë familjen madje edhe nëse kam fëmijë të vogë që ende ushqehet me gjirinë e nënës.

Kështu e kanë bërë nijet sahabët po ashtu edhe vetë Pejgamberi ﷺ, ashtu siç është transmetuar në hadith të vërtetë.

Nëse je ortak me dikë tjetër që e preni kurban një kafshë të madhe, shembull janë 7 persona që duanë të prejnë një lopë dhe ti je njëri prej tyre prapë njësoj e bën nijet, domethënë për veten dhe familjen.

Dr. Shefqet Krasniqi

Related posts

A mund të ndikojë mësyshi apo sihri që dikush ta akuzojë për amoralitet gruan dhe familjaret e saja?

admin

A lejohet breshka si kafshë shtëpiake?

admin

A na falen gjynahet e vogla me kalimin e kohës, pa kërkuar falje?

admin