RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

SHBA, qytetarët bëjnë homazhe për migrantët të cilët u gjetën të vdekur në kamion

shba,-qytetaret-bejne-homazhe-per-migrantet-te-cilet-u-gjeten-te-vdekur-ne-kamion

Numri i migrantëve të vdekur të gjetur në një kamion të braktisur në qytetin San Antonio, në shtetin e Teksasit të SHBA-së, është rritur në 53, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët vendosën qirinj dhe lule në vendin ku u gjet kamioni, duke bërë homazhe për migrantët që humbën jetën rrugës me shpresën për një jetë më të mirë.

Në vendin ku u gjet kamioni, qytetarët vendosën edhe shishe uji në kujtim të migrantëve që besohet se kanë vdekur nga etja si pasojë e vapës.

Supozohet se bëhet fjalë për punëtorë të paligjshëm që kanë hyrë ilegalisht në SHBA. Mes të gjeturve janë shtetas të Meksikës, Guatemalës dhe Hondurasit

Related posts

Presidenti Erdoğan niset për në Çeki për Komunitetin Politik Evropian

admin

NATO: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve

admin

Gazetari zbulon se si policia suedeze i mundësoi Paludan-it të djegë Kuranin

admin