RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Turqia raporton rastin e parë të lisë së majmunit

turqia-raporton-rastin-e-pare-te-lise-se-majmunit

Turqia ka konfirmuar rastin e parë të virusit të lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se “lija e majmunit u zbulua në një pacient 37-vjeç dhe ai ka mungesë imuniteti”.

Ai shtoi se pacienti është në izolim dhe se gjurmimi i kontaktit nuk ka zbuluar asnjë rast tjetër.

“Siç e dimë, kjo sëmundje nuk transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, por përmes kontaktit të ngushtë fizik”, shkroi ministri Koca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po shqyrton nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë globale, gjë që do t’i jepte të njëjtin dallim si pandemia e koronavirusit COVID-19 dhe do të kërkonte një përgjigje globale.

Lija e majmunit transmetohet te njerëzit përmes kontaktit të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar ose me material të kontaminuar me virusin. Para se të shfaqet skuqja e lëkurës, mund të fillojë me ethe, nyje limfatike të zmadhuara, dhimbje të shpinës dhe dhimbje të muskujve.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se lija e majmunëve mund të jetë më e përhapur sesa tregojnë numrat zyrtar dhe kërkoi më shumë vigjilencë.

“Transmetimi nga personi në person është në vazhdim dhe duket se nënvlerësohet”, tha ai.

Related posts

Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën e Hercegovinën

admin

1030 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

BE-ja dhe OKB-ja bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Sudanin e Jugut

admin