RTV AHIRETI
Lajme

Çuni 12 vjeçar nga Dragashi, haxhiu më i ri kosovar

cuni-12-vjecar-nga-dragashi,-haxhiu-me-i-ri-kosovar

Zylfi Krasniqi 12 vjeçar nga Dragashi është haxhiu më i ri nga Kosova që ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite në vigjilje të Kurban Bajramit.

Zylfiu nuk është i vetmi nga familja, por së bashku me prindërit dhe tri motrat iu bashkun shumë besimtarëve myslimanë në pelegrinazhin e haxhit.

Kjo është një video e publikuar nga Hoxha i nderuar nga fshati Zhur, Lulzim Susuri së bashku me haxhiu më të ri kosovar nga fshati Brezne, Zylfi Krasniqi.

 

Haxhi, një obligim për myslimanët e aftë për punë, është një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në botë dhe zakonisht mbledh rreth 2 milionë njerëz në vit.

Related posts

Spanjë, kompanitë e duhanit do të detyrohen të paguajnë për mbledhjen bishtave të cigareve

admin

Shtrenjtohet nafta për 3 cent dhe benzina për 1 cent, çmimi i gazit mbetet i njëjtë

admin

Johansson: Në vitin 2022 u regjistruan në BE mbi 900 mijë kërkesa për azil

admin