RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKSHPK: Tendencë e rritjes së rasteve, qytetarët që kanë simptoma të infektimit me coronavirus të testohen

ikshpk:-tendence-e-rritjes-se-rasteve,-qytetaret-qe-kane-simptoma-te-infektimit-me-coronavirus-te-testohen

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se këtyre ditëve ka shtim të rasteve me coronavirus, me tendencë të rritjes, ndërsa rekomandon që të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes të testohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Related posts

Kurti: Jemi duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, nuk do të mungojë ndihma

admin

Kryeministri suedez për anëtarësimin në NATO: Turqia ka kërkesa që Suedia s’mund t’i përmbushë

admin

Jasharaj i vendosur: Greva vazhdon edhe pas të hënës nëse nuk takohemi për të gjetur zgjidhje

admin