RTV AHIRETI
HistoriKulturëLajmeLajmetShqipëri

Shqipëri, vazhdojnë aktivitetet e Javës së Kulturës Turke

shqiperi,-vazhdojne-aktivitetet-e-javes-se-kultures-turke

Në kuadër të Javës së Kulturës Turke, që po mbahet në disa qytete të Shqipërisë, janë organizuar aktivitetet e prezantimit të kuzhinës tradicionale turke, si dhe koncerti i Orkestrës “Shqiponjat e Xhazit”, raporton Anadolu Agency(AA).

Të pranishëm në aktivitetet e organizuara në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë ishin ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit “Yunus- Emre” Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, si dhe qytetarë shqiptarë.

Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre”- Tiranë, është organizuar aktiviteti i prezantimit të kuzhinës tradicionale turke, ku qytetarët shqipatrë shijuan gatimet e përgatitura nga shefi i kuzhinës turke, Özgür Koca.

Për të pranishmit u përgatitën dhe servirën pilaf me fruta të thata, imambajalldi, bakllavaja e Gaziantepit dhe ëmbëlsira të tjera, si dhe akullorja e Kahramanmaraşit.

Pjesë e aktiviteteve të sotme ishte edhe koncerti i Orkestrës “Shqiponjat e Xhazit”, një nga njësitë e Komandës së Forcave Ajrore Turke, duke u ndërthurur muzika klasike dhe popullore me ritmet e xhazit.

Artistët turq të Operës dhe Baletit, tenori Oğuz Sırmalı dhe Mehlika Karadeniz Bilgin shoqëruan Orkestrën “Shqiponjat e Xhazit, duke performuar për artdashësit shqiptarë.

Java e Kulturës Turke (29 qershor-7 korrik), organizohet nën kujdesin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe Instituti “Yunus Emre” Tiranë, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe gastronomisë turke.

Related posts

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

rezart morina

Prokuroria thotë se Policia ka qenë kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ndaj gruas shtatzënë që u vra nga ish- bashkëshorti

admin

BeH, Qendra Memoriale në Potoçari do t’i ruajë eshtrat e viktimave të panjohura

admin