RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Iran, mbyllen disa shkolla dhe institucione qeveritare për shkak të ndotjes së ajrit

iran,-mbyllen-disa-shkolla-dhe-institucione-qeveritare-per-shkak-te-ndotjes-se-ajrit

Për shkak të ndotjes së ajrit në Iran, aktivitetet në disa institucione arsimore dhe zyra qeveritare janë pezulluar për ditën e sotme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror iranian, pjesa perëndimore e vendit po lufton me ndotjen e ajrit të shkaktuar nga shtresat e pluhurit që thuhet se barten nga erërat e forta në Irak.

Për shkak të ndotjes së ajrit, institucionet shtetërore dhe shkollat ​​u mbyllën në 16 qytete të lidhura me provincat Isfahan si dhe në provincat Khuzestan dhe Yazd.

Sipas deklaratës së Universitetit të Shkencave Shëndetësore të qytetit Ahvaz të Khuzestanit, më shumë se 500 persona aplikuan në spitale për shkak të shqetësimit të frymëmarrjes së shkaktuar nga ndotja e ajrit, ku 62 prej tyre u morën nën trajtim.

Related posts

Escobar e Lajçak në Prishtinë për të takuar Kurtin

admin

Dy paqeruajtës të OKB-së vriten në Mali

admin

NATO shpreh solidaritet me Turqinë në luftën kundër terrorizmit

admin