RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë

nafta,-benzina-e-gazi-mbesin-me-cmim-te-njejte-sikur-nje-dite-me-pare

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e martë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i gazit me 0.78 euro kurse benzina sot tregtohet me 1.76 euro, shkruan Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së hënës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Related posts

Istanbul, mbahet protestë për shkak të djegies së Kuranit në Suedi

admin

Ushtarët izraelitë plagosin dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Johansson: Në vitin 2022 u regjistruan në BE mbi 900 mijë kërkesa për azil

admin