RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Telekomi – ndërmarrja me humbjen më të madhe për vitin 2021

telekomi-–-ndermarrja-me-humbjen-me-te-madhe-per-vitin-2021

Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar sot gjetjet në 134 raporte për vitin 2021.

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca para mediave tha se janë 110 raporte të auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë si dhe 11 të performancës.

Spanca deklaroi se nga 12 ndërmarrje publike të audituara, në lidhje me rezultatin financiar, shtatë prej tyre kanë operuar me humbje, ndërsa pesë të tjera me fitim.

Pjesën më të madhe të humbjeve siç tha ajo e kishte Telekomi i Kosovës, ndërsa të fitimit ndërmarrja “Termokos”, raporton Telegrafi.

“Telekomi kishte humbjen më të madhe me 10.8 milionë euro apo 66 për qind të totalit të humbjeve, kurse Termokosi kishte fitimin më të madh në shumën 1.9 milionë euro apo rreth 40 për qind nga totali i fitimit”, tha Spanca.

Ajo tutje shtoi se gjatë auditimit kanë identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerje të veprave penale.

“Për këto raste e kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili na ka njoftuar se çështjet i ka adresuar te Prokuroritë Themelore”, theksoi ajo.

Related posts

Sofja: Lufta në Ukrainë pasqyron ambiciet e Rusisë për të ndërhyrë në rendin botëror

admin

Maqedonia e Veriut ka disa kundërshtime për propozimin e Presidencës franceze

admin

Komandanti i KFOR-it kërkon dialog për veriun dhe parandalim të narrativave mashtruese

admin