RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

47 policë të lënduar nga protesta e së martës në Maqedoni, dy në gjendje të rëndë

47-police-te-lenduar-nga-protesta-e-se-martes-ne-maqedoni,-dy-ne-gjendje-te-rende

Nga përplasja me protestuesit të martën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, 47 policë kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan Alsat.

Protesta e dhunshme u mbajt para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit maqedon. Aty shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.

Protestuesit kërkuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Përmes propozimit francez, i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor, synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Related posts

Angli, fillon të thahet burimi i lumit Thames – VIDEO

admin

Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

admin

Shefja e OBT-së paralajmëron se bota po rrëshqet drejt “recesionit global”

admin