RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Eurodeputeti katalunas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme

eurodeputeti-katalunas-kritikon-ashper-spanjen:-pavaresia-e-kosoves-eshte-e-ligjshme-dhe-e-pakthyeshme

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka dhënë një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Twitter, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.

“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.

Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.

Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian.

Related posts

10 persona goditen nga orteku i borës në Austri

admin

S’ka marrëveshje në takimin e Nagavcit me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës

admin

Erdoğan niset për vizitë në Ukrainë

admin