RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Rritet presioni politik ndaj kryeministrit britanik pasi 3 ministra të tjerë japin dorëheqje

rritet-presioni-politik-ndaj-kryeministrit-britanik-pasi-3-ministra-te-tjere-japin-doreheqje

Pas ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë, tre anëtarë të tjerë të kabinetit të qeverisë britanike dhanë dorëheqje, duke e rritur presionin politik ndaj kryeministrit Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër që i dërgoi kryeministrit Jonson, ministri i Fëmijëve dhe Familjeve, Quince Will, tha se “nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të japë dorëheqje”.

Will tha se ka dhënë dorëheqje për shkak se gjatë intervistave në media përdori informacione të rreme të marra nga qeveria britanike, ku ai mbrojti kryeministrin Johnson për emërimin e deputetit Chris Pincher si “shef të partisë”.

Ministrja e Transportit, Laura Trott, gjithashtu dha dorëheqje këtë mëngjes, duke theksuar se ajo largohet nga qeveria për shkak të humbjes së “besimit”.

Ministri i Shkollave, Robin Walker, po ashtu dha dorëheqje.

“Sot kam ofruar dorëheqjen time nga qeveria dhe mezi pres të mbështesë konservatorët dhe të bëj fushatë për (qytetin) Worcester nga bankat e pasme. Ishte privilegj të punoja për të mbështetur shkollat tona të shkëlqyera”, tha Walker në një postim në Twitter.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai tha se ngjarjet e fundit e bënë të qartë se “partia jonë e madhe, për të cilën kam bërë fushatë gjatë gjithë jetës sime të rritur, është shpërqendruar nga misionet e saj thelbësore nga një fokus i pamëshirshëm në çështjet mbi udhëheqjen”.

Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak dhe sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid, po ashtu dhanë dorëheqje nga postet e tyre mbrëmë.

Johson emëroi Nadhim Zahawi-n si kancelar të ri dhe Steven Barkley-n si sekretar të ri.

Me dorëheqjet e fundit, presioni mbi kryeministrin Johnson është shumëfishuar pasi shumë nga mbështetësit e tij dhe partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Johson i mbijetoi një votëbesimi një muaj më parë dhe sfida e re kundër lidershipit të tij, sipas rregullave të partisë, nuk mund të merret për një vit.

Ai pritet të kalojë më shumë thirrje për dorëheqjen e tij si kryeministër gjatë një seance pyetjesh në Dhomën e Përfaqësuesve sot më vonë.

Related posts

Fuqia transformuese e Kuranit: Historia e konvertimit të një politikani holandez në Islam

admin

Vatikani sanksionon laureatin e Nobelit pas akuzave për abuzim seksual

admin

RMV: Rritet numri i martesave, por edhe i divorceve në vendin tonë

admin