RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Johnson jep dorëheqje si lider konservator, mbetet kryeministër

johnson-jep-doreheqje-si-lider-konservator,-mbetet-kryeminister

Kryeministri britanik Boris Johnson është dakorduar sot të japë dorëheqje si lider i Partisë Konservatore, pasi më shumë se 50 ministra dhe këshilltarë në kabinetin e tij dhanë dorëheqje në 48 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johnson do të japë dorëheqje si lider konservator, por do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër derisa partia të zgjedh një udhëheqës të ri.

Mediat britanike njoftojnë se udhëheqësi i ri do të zgjidhet në vjeshtë.

Në njoftimin e “Downing Street” thuhet se kryeministri do t’i drejtohet sot publikut.

Vala e dorëheqjeve në qeverinë e kryeministrit Johnson filloi të martën në mbrëmje kur Rishi Sunak dhe Sajid Javid, ministrat e Shëndetësisë dhe Financave, dhanë dorëheqje.

Më shumë se 40 ministra dhe ndihmës dhanë dorëheqjen të mërkurën, një rekord për një periudhë 24-orëshe.

Me zhvillimet e fundit, presioni ndaj Johnsonit është rritur shumëfish pasi shumë brenda radhëve të tij dhe partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Johnson i mbijetoi një votëbesimi të fundit ndërsa sipas rregullave të partisë, një përpjekje e re për ta rrëzuar atë nuk mund të fillojë për një vit.

Related posts

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Podgoricë pas miratimit të Ligjit për Presidentin

admin

Arabia Saudite heq kufizimet për numrin e hanxhinjve

admin

Norvegji, organizohet fushatë për donacion të dronit turk Bayraktar TB2 për Ukrainën

admin