RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mos i hidhni farat e pjeprit, mund t’i përdorni për këtë pije të shijshme dhe të shëndetshme

mos-i-hidhni-farat-e-pjeprit,-mund-t’i-perdorni-per-kete-pije-te-shijshme-dhe-te-shendetshme

A keni menduar ndonjëherë të përdorni farat e pjeprit në vend që t’i hidhni ato? Nga këto fara mund të merrni një lëng të shijshëm dhe perfekt për ditët e nxehta.

Pjepri, ndryshe njihet si fruti i verës, pasi ka shije të ëmbël dhe strukturë të lëngshme.

Po, nga farat e pjeprit mund të merrni një lëng të shijshëm dhe të shëndetshëm! Farat e këtij fruti, në fakt, janë shumë të pasura me fibra, magnez, vitaminë E dhe kalium.

Viteve të fundit ato janë shitur edhe për shkak se përmbajnë protein dhe acide yndyrore.

Në vend që t’i hidhni në plehra, ju këshillojmë të eksperimentoni me këtë recetë jashtëzakonisht të lehtë dhe të shijshme.

Përbërësit:

një grusht me fara pjepri
pak tul pjepri
800 ml ujë pa gaz

Përgatitja:

Hidhni farat dhe tulin në ujë, përziejini me një blender zhytjeje për disa sekonda dhe filtroni. Vendoseni në frigorifer për disa orë. Pija është gati për t’u shërbyer dhe mund të ruhet në frigorifer për disa ditë.

Related posts

Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

admin

​Pse dhembin nyjat dhe kockat kur bie shi?

admin

A është e dëmshme të konsumosh makarona në vaktin e darkës?

admin