RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Vetëvritet Kastriot Myftaraj

vetevritet-kastriot-myftaraj

Ka vdekur një ndër gazetarët me kontraversë shqiptarë, Kastriot Myftaraj, i njohur për historitë e tij konspirative, por sidomos dhe për islamofobinë e tij të pacak.

Ai është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij në “Ali Dem”.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen ‘Ali Demi, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Vitet e fundit ai drejtonte një emission të quajtur “Ju flet Moska”. Por prej tre javësh nuk ishte shfaqur në ekran. Thuhet se emisioni i fundit i tij qe “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik”, pikërisht më më 17 qershor.

Përflitet se para një jave ai ishte diagnostikuar me kancer, gjë që e kish çuar në gjendje të rënduar psikologjike. Në momentin qe ka kryer aktin, thuhet se ka qenë me nënën e tij në banesë. Ishte pikërisht e ëma që ka lajmëruar policinë, duke qenë dhe dëshmitare e aktit të të birit.

Kastriot Myftaraj do mbahet mend si njeriu që tjerri në teori konspirative jetët apo veprimtaritë e shumë personazheve të jetës publike, deri në atë pikë sa nuk e merrte kush seriozisht.

Por veçonte te ai sulmi i paprinciptë që u bënte muslimanëve, si dhe besimit të tyre.

Related posts

Kurti merr telefonatë në tre të mëngjesit nga SHBA-ja pas marrëveshjes për targat

admin

Policia izraelite ndalon hyrjen e ambasadorit jordanez në xhaminë Al-Aksa

admin

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë personave për organizim të grupit kriminal

admin