RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bundestagu sot vendos për vazhdimin e pranisë së ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë

bundestagu-sot-vendos-per-vazhdimin-e-pranise-se-ushtareve-gjermane-te-kfor-it-ne-kosove

Bundestagu gjerman do të vendosë të premten për vazhdimin e mandatit të ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Vendimi i qeverisë gjermane parasheh pjesëmarrjen e pandryshuar të Bundeswehrit në misionin e KFOR-it me deri në 400 ushtarë, siç thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Bundestagut.

“Situata e sigurisë është ende kryesisht paqësore dhe stabile, por ka ende potencial për konflikte dhe përshkallëzim, veçanërisht në veri. Ekziston gjithashtu një situatë e tensionuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe situata e brendshme politike në Kosovë është , me fokus në veri dhe më e brishtë. Për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, ka një shqetësim në rritje për përpjekjet ruse për destabilizim”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane.

Bazë ligjore e mandatit të misionit është, sipas njoftimit, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe vendimi për themelimin e misionit të NATO-s nga viti 1999.

Sipas qeverisë gjermane, autoritetet në Kosovë kanë shprehur dëshirën që KFOR-i të vazhdojë prezencën e tij.

Related posts

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot në Kosovë

admin

Kthehet grupi i fundit i haxhive kosovarë

admin

Prindërit kundër kompensimit të orëve të humbura të shtunave

admin