RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe

qellohet-me-arme-zjarri-ish-kryeministrit-japonez,-shinzo-abe

Ish-kryeministri japonez, Abe Shinzo u qëllua me armë zjarri ku u plagos rëndë gjatë një aktiviteti ku ai mori pjesë në qytetin Nara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abe u qëllua në gjoks gjatë një fjalimi në një aktivitet në ambient të hapur përballë stacionit Yamato-Saidaiji në qytetin Nara në mbështetje të fushatës zgjedhore të kandidatit të Partisë Liberale Demokratike të qytetit, njoftoi Televizioni Publik Japonez NHK.

Ish-kryeministri i mbuluar në gjak pas dy të shtënave me armë është dërguar në spital.

41-vjeçari Yamagami Tetsuya, i cili dyshohet se ka kryer sulmin dhe që thuhet se ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare, u kap para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu thuhet se Abe, i cili u dërgua në një spital në rajon me lëndime të rënda, nuk kishte shenja të jetës.

Abe i plagosur rëndë u dërgua me helikopter në spital

Në pamjet e sulmit në mediat japoneze dhe mediat sociale, shihet se civilët e zonës kishin frikë nga zhurma në momentin e shpërthimit të armës ndërsa në pamje shihej edhe tym.

Në një tjetër pamje, Abe shihet i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak. Më pas shihet se si i plagosur rëndë dërgohet me helikopter në spital.

Abe, i cili shërbeu si kryeministër i Japonisë në periudhën 2012-2020, u bë kryeministri më jetëgjatë i vendit. Abe u largua nga posti dy vjet më parë për arsye shëndetësore.

Related posts

Erdogan: Është koha të shohim zbatimin e angazhimeve nga Finlanda dhe Suedia

admin

SHBA: E mirëpresim marrëveshjen për targat, Kosova e Serbia kanë bërë një hap gjigant

admin

Sindikata gjermane në grevë, të mërkurën e ardhshme pezullohen fluturimet në aeroportin e Berlinit

admin