RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Falet Namazi i Kurban Bajramit, myslimanët sot në festë

falet-namazi-i-kurban-bajramit,-myslimanet-sot-ne-feste

Myslimanët në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Ritet për këtë festë nisën me faljen e namazit të sabahut që u bë në ora ora 4:32 minuta.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit e mbajti Orhan Bislimaj – kryeimami i KBI-së së Prizrenit.

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5.43 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Related posts

Maqedonia e Veriut do të shpenzojë 66 milionë euro për të siguruar mbrojtje kundërajrore

admin

Kurti: Jam i gatshëm të bisedoj për marrëveshjet e Brukselit, por s’ka argument për Asociacionin

admin

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

admin