RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë

bosnje-dhe-hercegovine,-sot-do-te-varrosen-edhe-50-viktima-tjera-te-gjenocidit-ne-srebrenice

Sot do të varrosen edhe 50 viktima të tjera të gjenocidit, të cilët u vranë dhe u identifikuan në gjenocidin e kryer në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë
Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë
Pasdite do të falet namazi e xhenazes për 50 viktimat e vrarë dhe të identifikuar në gjenocidin, i cili cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Para namazit të xhenazes, do të mbahet një program përkujtimor në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës për 27-vjetorin e gjenocidit.

Më i riu nga viktimat e gjenocidit që do të varroset këtë vit është Salim Mustafic, i cili ishte 16-vjeç kur u vra dhe më i madhi është Husejin Krdzic, 59-vjeç.

Emrat e viktimave të gjenocidit që do të varrosen sot janë:

Saban Ademoviq (1953), Sabrija Aljiq (1940), Saban Avdiq (1960), Munib Bektiq (1951), Dzemil Dediq (1962), Mevlid Dudiq (1970), Mustafa Dzananoviq (1960), Kiram Djoziq (1957), Nezir Efendiq (1941), Mevludin Ferhatoviq (1972), Salim Gabejliq (1968), Sead Gojcinoviq (1965), Salko Hadziq (1969), Hajrudin Haliloviq (1968), Salko Haliloviq (1954), Almir Haliloviq (1975), Esnaf Hasanoviq (1969), Samir Hasanoviq (1975), Semir Hasanoviq (1975), Hamdija Hasiq (1965), Sead Hasiq (1963), Sead Hukiq (1974), Sajit Hukiq (1976), Hajdin Hukiq (1942), Mevludin Husiq (1972) , Mustafa Husiq (1974), Smajo Ibrahimoviq (1938), Mehmed Ibrahimoviq (1941), Nesib Ibrahimoviq (1958), Sakib Jahiq (1972), Mehmedalija Jugoviq (1960), Nermin Kaljeviq (1971), Smajil Kariq (1937), Husejin Krdziq (1936), Edhem Merdziq (1949), Mustafa Mesanoviq (1961), Ramiz Mujcinoviq (1955), Suad Mujiq (1966), Elvir Muminoviq (1978), Salim Mustafiq (1979), Muriz Mustafiq (1966), Smajo Nukiq ( 1951) ), Senad Osmanoviq (1975), Ismajil Pila (1952), Rahmo Rahmiq (1952), Mensur Rahmiq (1975), Adil Selimoviq (1936), Salcin Sinanoviq (1938), Vahid Smajloviq (1978) dhe Senahid Seçiq (1956).

Numri i të vrarëve rritet në 6.721

Pas pushtimit të Srebrenicës nga trupat serbe nën komandën e Ratko Mlladiç më 11 korrik 1995, boshnjakët civilë të cilët u strehuan te ushtarët holandezë në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) më pas iu dorëzuan serbëve.

Duke lejuar gratë dhe fëmijët të arrinin në rajonin nën kontrollin e ushtarëve boshnjakë, serbët masakruan të paktën 8.372 burra boshnjakë në zona pyjore, fabrika dhe magazina. Boshnjakët e vrarë u varrosën në varre masive.

Pas luftës, viktimat, trupat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve, varrosen me një ceremoni të mbajtur në Varrezat Memoriale të Potoçarit më 11 korrik çdo vit pas identifikimit të tyre.

Pas ceremonisë së këtij viti, numri i viktimave të varrosura në mauzole do të rritet në 6.721.

Related posts

SBASHK-u thotë se do të bisedojnë me anëtarësinë për hapat që do të ndërmarrin nëse Qeveria nuk reflekton

admin

Presidenti Biden viziton kufirin me Meksikën mes thellimit të krizës së migrantëve

admin

Presidenti uzbek njofton planet për zgjerimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

admin