RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Petkoviq, pasi nuk iu lejua hyrja në Kosovë: Do të provoj sërish nesër

petkoviq,-pasi-nuk-iu-lejua-hyrja-ne-kosove:-do-te-provoj-serish-neser

Drejtori i së të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se do të provojë të futet sërish përmes pikës administruese kufitare në Konçul në Kosovë, pasi sot iu refuzua që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Sot dërgova një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën kohë do të jem sërish në vendkalimin e Konçulit për t’u siguruar nëse është gabim teknik apo është arbitrariteti i Aljbin Kurtit që kërkon të shkelë marrëveshjet në në çdo mënyrë”, ka deklaruar ai, raporton Radio Kontakt Plus, përcjell lajmi.net.

Atij nuk iu lejua të futej sot në Kosovë që ta përuronte sheshin e ndërtuar nga ai në Kufcë të Eperme të Gjilanit.

“në festën e madhe të sotme, ditën e Shën Pjetrit, Kurti vazhdon të jetojë dhe të shkelë të gjitha marrëveshjet, veçanërisht marrëveshjen për vizitat zyrtare. Jam në vendkalimin e Konçulit, ku për të shtatën herë me radhë më është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, deklaroi me fillim ai.

Ai thotë se për ndalimin e fundit e ka njoftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Related posts

“Freskia” dhuron gjak

admin

Algjeri, kompania ‘Sonatrach’ zbulon rezerva të naftës që arrijnë deri në 150 milion fuçi

admin

Pakistan, rritet në 1.162 numri i vdekjeve për shkak të shirave muson

admin