RTV AHIRETI
EkonomiLajmeLajmetRajon dhe Botë

Ari, nafta dhe kriptovalutat bien, ndërsa dollari rritet teksa inflacioni në SHBA më i lartë se parashikimi

ari,-nafta-dhe-kriptovalutat-bien,-ndersa-dollari-rritet-teksa-inflacioni-ne-shba-me-i-larte-se-parashikimi

Ari, metalet e çmuara, nafta e papërpunuar, kriptovaluta Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kanë shënuar rënie, ndërkohë dollari amerikan ka regjistruar rritje pasi inflacioni amerikan është shumë më i lartë se pritjet e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i arit ra në 1.707.43 dollarë për ons mëngjesin e sotëm, duke regjistruar një humbje prej 1 për qind, ndërsa argjendi ra në 18.862 dollarë për ons në të njëjtën kohë, por më vonë u rrit përsëri në territorin pozitiv.

Standardi global i naftës së papërpunuar Brent ra në 98,28 dollarë për fuçi, ndërsa standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohet me 94,59 dollarë në të njëjtën kohë. Të dy standardet ranë pothuajse 1 për qind përpara se të rifitonin disa nga humbjet e tyre.

Çmimi i kriptovalutës Bitcoin ra në 18,911 dollarë në orën 08:42 të mëngjesit të sotëm, ndërsa tregtohej rreth 19,180 dollarë duke regjistruar një humbje prej 3,7 për qind. Disa kriptovaluta ranë deri në 10 për qind deri në atë kohë.

Indeksi i dollarit amerikan, nga ana tjetër, u rrit për 0,4 për qind në 108.58, duke shënuar një nivel të ri rekord 20-vjeçar. Euro kundrejt dollarit amerikan ra në 0,9999 dollarë.

Shitjet e mëdha në mallra dhe në kriptovaluta erdhën menjëherë pasi inflacioni vjetor i konsumatorit në SHBA u rrit me 9,1 për qind në muajin qershor, shumë më i lartë se vlerësimi i tregut prej 8,8 për qind.

Rritja më e madhe vjetore e inflacionit që nga nëntori i vitit 1981 shkakton shqetësime se Rezerva Federale e SHBA-së në mbledhjen e saj të ardhshme më 27 korrik mund të bëjë një rritje të normës së interesit me 100 pikë bazë, në vend të 75 pikëve.

Politika monetare agresive e Rezervës Federale të SHBA-së gjithashtu po krijon frikën se banka qendrore mund të shkaktojë një recesion në SHBA, që mund të përhapet me shpejtësi në ekonominë globale.

Related posts

Vjena shpallet qyteti më jomiqësor në botë

admin

Rusia ia ndal Evropës gazin përsëri

admin

Koreja e Veriut njeh zyrtarisht territoret ukrainase të aneksuara si tokë e Rusisë

admin