RTV AHIRETI
Shëndetësi

Që sot, filloni dhe hani disa kajsi më shumë

qe-sot,-filloni-dhe-hani-disa-kajsi-me-shume

Ushqimi i duhur është thelbësor për trupin, trurin dhe mirëqenien tonë. Sa më i shëndetshëm të jetë trupi ynë, aq më mirë do të funksionojë truri.

Kajsitë janë një frut i rrallë që kanë veti ushqyese dhe mjekësore më shumë nga sa mendonit ju. Pse duhet të nisni dhe konsumoni ca kajsia më shumë edhe nëse s’janë fruti i preferuar?

Kajsitë janë të pasura me fibra dietike, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë. Ato përmbajnë proteina dhe acide yndyrore dhe kanë një përqendrim të madh vitaminash e mineralesh. Janë burim shumë i mirë vitaminash A, C dhe E, por përmbajnë edhe vitamina K, B1, B2, B3, B6 dhe B9 (Acid folik).

Në lidhje me mineralet, kajsitë përmbajnë kalium, fosfor, kalcium, magnez, hekur, selenium, mangan dhe bakër në sasi të vogla. Kajsitë kanë shumë pak sheqer; madje kanë edhe më pak sheqer se manaferrat.

Dikur, kajsitë janë përdorur në mjekësinë popullore për breza me radhë si një agjent detoksifikues dhe për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes. Gjithashtu është provuar se ndihmojnë me astmën dhe kollën, mbajnë të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak, ulin nivelin e kolesterolit dhe ju ndihmojnë nëse po përpiqeni të humbisni peshë.

Doni edhe më?

Kajsitë përmbajnë xanthophyll (një lloj pigment bimor) që, sipas disa studimeve, mund të përmirësojë shikimin natën dhe të ndihmojë në parandalimin e problemeve të shikimit që vijnë si pasojë e kalimit të moshës. Për më tepër ekspertët kanë arritur në përfundimin se kajsitë e ndihmojnë trurin të prodhojë më shumë serotonin dhe rrjedhimisht reduktimin e depresionit.

Cila është mënyra më e mirë për t’i ngrënë?

Mund të hahen si fruta të freskëta kur sapo i blini, të thata ose të ngrira. Gjithashtu nëse asnjëra prej alternativave s’ju pëlqen, përdorini si reçel ose bëjini pjesë në sallatat e verës. Mund t’i përdorni gjithashtu edhe gatime, si përshembull pulë e pjekur me kajsia. Ndërsa në ëmbëlsira provojini t’i shoqëroni me akullore.

Kajsitë e thata përdorini më shumë gjatë sezonit të ftohtë. Janë të pasura me vitaminë A, E, potasium dhe hekur përveçse janë një mini vakt fantastik kur frutat e freskëta s’janë opsion.

Related posts

Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve

admin

Beteja e vështirë e shkencëtarëve kundër sëmundjes së Parkinsonit

admin

Nëse keni të paktën 1 nga këto shenja, duhet të shkoni te mjeku/ja

admin